Natë paniku nga zjarret në Delvinë, 10 qytetarë asfiksohen nga tymi, flakët rrezikuan t’i afroheshin Pusit të Naftës

Nata që lamë pas ka qenë e vështirë për Delvinën që po lufton prej orësh për shkak të një zjarri të madh që ka kërcënuar banorët dhe infrastrukturën lokale.

Gjatë natës në kushtet e krijuara nga zjarri dhe tymi në Delvinë rreth 10 qytetarë, ku 4 prej të cilëve nga forcat e ushtrisë kanë marrë ndihmë mjekësore nga asfiksia.

Ndërkohë flakët i janë afruar Pusit të Naftës dhe një impianti gazi, duke ngritur frikën për një katastrofë të mundshme industriale, por që fatmirësisht është shmangur.

Forca të shumta zjarrfikëse,  të bashkive të jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit nga afërsia e qytetit. Por ende mbj Delvinë, nga zona e Kakodhiqit vazhdon të ketë vatër zjarri.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e kësaj vatre të madhe zjarri në Delvinë.