Situata në Gramsh vijon të jetë kritike për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit, ndërsa ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në tre fshatrat Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
Aktualisht ekipet që kanë shkuar nga toka për të evakuuar banorët e kësaj zone janë të bllokuara dhe e kanë të pamundur avancimin më tej. Ndërkohë katër helikopterë janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e dy vatrave masive të zjarrit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë
Drejt vendngjarjes janë nisur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.
Minsitria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë që të largohen menjëherë nga banesat tyre.
THIRRJE URGJENTE!
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.