EMRI/ Plumba makinës në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 46 vjeçari, në kërkim kushëriri i tij

Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në lidhje me të shtënat që u regjistruan më 3 gusht në autostradën “Tiranë-Durrës”.

I arrestuari është Alban Domi, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh.

Alban Domi është kushëri i shtetasit E. D., i cili është shpallur në kërkim si autori i të shtënave. Policia njofton se po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D. Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim.