EMRI/ Ra nga lartësia e një kantieri ndërtimi, humb jetën punëtori në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në kantierin ku punonte.

Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30 ku viktimë ka mbetur 66 vjeçari Rrahman Mija.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe dokumentin e saj.

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj”, njoftojnë blutë e Tiranës.