Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri mesditën e kësaj të enjteje. Ndërkohë që dhe një fadromë e cila punonte nbë fushën e mbetjeve është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e erës së fortë që fryn tymi është përhapur drejt qytetit duke u kthyer në një shqetësim për banorët dhe turistët.
Ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Kjo është hera e tretë që ndodh një situatë e tillë gjatë këtij viti, ndërsa ngre sërish pikëpyetje mbi menaxhimin e mbetjeve dhe masat parandaluese në këtë territor.
Paraprakisht dyshimet janë se zjarrvënia është e qëllimshme.