Kërcënimet nga inteligjenca iraniane në Europë dhe Amerikë, Ambasada e SHBA në Tiranë: Të bashkuar për t’i parandaluar

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një reagim të ashpër ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të ndërmarrë veprime kërcenuese në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Nq faqen zyrtare të ambasadës është shpërndarë mesazhi i zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ku nënvizon se SHBA është bashkë me partnerët europianë duke dënuar tentativat për vrasje, rrëmbime dhe presion ndaj individëve. 

“Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin”- thuhet ndër të tjera në mesazhin e Bruce.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin”.