“Erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës”, Shpëtim Idrizi reagon për protestën në Himarë: Drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar dje në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, në të cilën morën pjesë edhe disa politiknë grekë.

Në një postim në rrjetet sociale, Idrizi shkruan se politikanët grekë erdhën si krushq dhe kërcënuan Shqipërinë me integrimin në BE dhe me helenizimin e jugut, teksa akuzon kryebashkiakun e Selanikut se ka shkruar në biografinë e tij që të atin e ka patur njeri të afërt me Napolon Zervas, një nga kriminelët që bri gjenocidin më të tmerrshëm ndaj popullsisë çame.

“Drejtësia e harruar për Çamërinë ëhstë drejtësi e munguar”, shkruan më tej Idrizi.

Postimi i plotë:

Në Himarë erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës!

Në mes të gushtit në Himarë u kërcënua  me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut!

Drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar!

Protestës së organizuar për t’i kërkuar drejtësisë shqiptare lirimin e Belerit, ju bashkuan të ardhur nga Greqia dhe një grumbull dishepujsh të Napolon Zervas të dalë nga zgafellat e Luftës së Dytë Botërore , që s’kanë asnjë lidhje me popullin e Himarës apo me ata që ndjehen minoritet grek.

Në mes të zhegut të Gushtit kërcënuan Shqipërinë me duart e forta të integrimit dhe jugun e Shqipërisë me helenizim.

Kësaj skote naconaliste të verber greke i printe kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut  Kostandinos Zervas dhe sigurisht s’mund të mungonte dhe “dhuleja” i Greqisë, Vangjel Dule që me zërin e hollë kërcënonte që:

“Ju nuk dini me kë po ngatarroheni” ?!

Banorët e Himarës mund të kenë plotësisht të drejtë që të jenë të pakënaqur me punën e Goros.

Ata që ja u bënë peshqesh Fredi Belerin nuk e vunë për të zgjidhur hallet e problemet e tyre, por si “kryedash” për helenizim e jugut dhe nxitjen e tensioneve ndër etnike në Himarë.

Prandaj ju erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës.

Kyetari i bashkisë së Athines, Bakojanis i cili ka inaguruar në Athinë, Muzeun e Luftës dhe shtëpinë e Kriminelit që masakroi e përzuri shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. ( foto 1- 2 )

Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandin Zervas që në biografinë e tij shkruan:

“babai im ishte njeri i afërt i Napolon Zervas dhe që gjyshi i tij ishte nga Korca e Vorio Epirit” ?!!! ( foto 3 )

Për të gjithë ata që “se dinë” ;

Napolon Zerva ishte krimineli që në krye të paramilitarëve grekë në periudhën Qershor 1944 – Mars 1945, bëri Gjenocodin më të tmerrshëm në histori ku masakroi 20 % të popullsisë dhe përzuri e spastroi etnikisht  90 % të çamëve nga trojet e tyre.

U rrafshuan 68 fshatra, 159 të tjere u grabitën …

Drejtësia e harruar është drejtësi e munguar !

Të drejtat universale të njeriut s’mund të jenë për disa po e për disa jo!

Ne nuk Harrojmë !