Plagosja në Fresk/ Zbardhet ngjarja, kush janë tre të rinjtë e përfshirë në krim

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur 28-vjeçari Juglen Abazi.

Sipas Policisë, autori që shkrepi armën dhe plagosi të riun është Klejvis Caka (Lusha).

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Thoma Filipeu”. Po ashtu është arrestuar 27-vjeçari Xhonatan Qerimi i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga verifikimet e kamerave është dokumentuar se autori i dyshuar është ndihmuar të largohet nga vendngjarja edhe nga një person i dytë, i identifikuar si Andi Gurra, i cili është shpallur në kërkim.

Policia po vijon hetimet për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.