Media italiane zbulon bisedën e Ramës me Melonin: Folën për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri

Ditëne  djeshme kryeministraj italiane Giorgia Meloni erdhi në Shqipëri së bashku me familjen e saj për të kaluar 3 ditë pushime, teksa do të qëndrojnë në vilën qeveritare në Dhërmi.

Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin darkoi, ku biseduan për një sërë çështjesh që përfshijnë të dy vendet.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë vizitës së Melonit në vendin tonë, ndërkohë që njëra prej tyre, “Quatidiano.net”, ka zbuluar edhe se çfarë folën mes tyre dy kryeministrat në darkën joformale. Sipas medias italiane, temë kryesore ishin investimet italiane në vendin tonë dhe e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por nuk u la pa përmendur as lufta në Ukrainë.

Një temë tjetër që u prek ishte e dhe ajo e mundësisë së ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar, që nëse rezulton e vërtetë, do të hapë shumë diskutime.