Avokati i Popullit ka nisur hetimin për të parë mënyrën se si është shoqëruar, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e një klinike private, ku ai iu nënshtrua analizave mjekësore.
Mediat shkruajnë se hetimi po kryhet në bashkëpunim me Ahmet Prencin, Komisioner për Parandalimin e Torturës.
Ky i fundit ka marrë kontakt direkt me Veliajn për të siguruar respektimin e të drejtave dhe trajtimin dinjitoz.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak ditë më parë kërkoi nga Avokati i Popullit të nisë hetim për trajtimin në burg për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit.
Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj”, theksonte Berisha.