Kryeministri i vendit, Edi Rama vijon të mburret publikisht, ndërsa kësaj here ka publikuar shifrat e numrit të fëmijëve, që sipas tij kanë përfituar bonusin e bebes.
Sipas tij, janë 237 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë nga janari i vitit 2019.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Por, pas kaq vitesh duket se kësaj forme ndihme do t’i vijë fundi. Mediat duke cituar burime nga ekspertë të fushës, kanë raportuar se bonusi i bebes do të zëvendësohet.
Ky plan i ri parashikon, që fëmjët të marrin ndihmë mujore nga pesë mijë lekë të reja deri në moshën 5 vjeç.