Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë të enjte padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve të Partisë Demokratike për ligjin për Zonat e Mbrojtura. Në fund, vendosi rrëzimin e kërkesës së PD.

Sipas opozitës, ky ligj është antikushtetues e në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Po ashtu ligji nuk mbron interesin publik po i shërben vetëm oligarkëve, ku  zonat e mbrojtura do të kthehen në shesh ndërtimi për miqtë e kryeministrit Edi Rama. 

Lidhur me këtë ligj që i hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura pati edhe një reagim nga ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

Në një intervistë të dhënë për DW të dhënë në prill të 2024-ës, ai ka kritikuar qeverinë për ndryshimet e bëra në ligj dhe i rekomandon se për çështje kaq të rëndësishme që prekin qytetarët shqiptarë por edhe për procesin e integrimit të vendit, duhet t’i informojë se cilat janë pasojat e ligjislacionit të ri duke e vënë theksin se procesi i konsultimit duhet të ishte gjithëpërfshirës dhe transparent dhe çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime ne mjedis.

Ligji u kundërshtua edhe nga dhjetëra organizata mjedisore ejon ndërtimin e hoteleve dhe objekteve të tjera infrastrukturore pikërisht në zemër të Zonave të Mbrojtura.