Një 68 vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Divjakë, pasi u rrëzua teksa po saldonte portën e një banese.
Viktima është 68 vjeçari T.K, i cili si pasojë e plagëve që mori ndërroi jetë në spital. Policia ka referuar rastin në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.