Andia Ulliri nuk do të jetë deputete në legjislaturën e ardhshme që nis punën në fillim të shtatorit.
Ulliri kishte bërë ankimim në KAS me pretendimin se i takonte mandati i deputetes në Durrës në bazë të kuotës gjinore, por Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ia rrëzoi kërkesën.
Në rast se KAS do t’i jepte të drejtë, Ulliri do të merrte mandatin e ish-prokurorit, Arjan Ndoja.
“Mandati në Durrës i takon kandidates Ulliri, pasi nga 5 fituesit e listës së mbyllur aty gjendet vetëm një grua dhe sipas kuotës 30%, emri i radhës, pra Ullirit“, argumentoi përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa.
Por KAS la në fuqi vendimin e KQZ-së, që në mbledhjen e kaluar rrëzoi pretendimet e Andia Ullirir dhe mandatin ia dha Ndojës.