Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme në lagunën e Patokut.
Dy adoleshentë 16-vjeçarë u futën për t’u larë në det përmes kanalit që lidh lagunën me detin Adriatik, ndërsa njëri prej tyre u gjet i mbytur.
Pas kërkimeve intensive nga polumbarët e RENEA-s, të mbështetur nga Policia e Kurbinit dhe forcat e Kufirit, trupi i pajetë i adoleshentit u gjet disa orë më vonë.
Bashkëmoshatari i tij, u nxori i gjallë nga uji dhe u transportua menjëherë për ndihmë në spital, ndërsa po mbahet nën kujdesin intesiv nga bluzat e bardha.