Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Antena”, përgjatë aksit rrugor Qafë Buall–Bulqizë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur një automjet tip “Nissan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar aksidentin tragjik.
“Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur ‘Antena’, në Qafë-Buall, Bulqizë, një automjet tip ‘Nissan’ ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa është dëmtuar rëndë dhe po transportohet në spital shtetasi A.Gj.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.