Kleana Xhuveli do të jetë deputetja e vetme e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit.
Sot KQZ vendosi se mandati i takon asaj, pas disa javësh përplasjesh mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, me këtë të fundit që pretendonte se mandati i takonte atij si më i votuari i listës së hapur, pas dakordësisë se lista e mbyllur nuk do ta pranonte mandatin.
Kleana Xhiveli është motra e Adriatik Lapajt, pavarësisht se jo motra biologjike, por është rritur me Adriatikun dhe prindërit e tij që prej moshës 8 muajshe.
Ajo ka folur për herë të parë për mediat pasi mori zyrtarisht mandatin, teksa u zotua se do ta përfaqësojë me dinjitet mandatin që i dhanë votuesit, ndërsa shtoi se do të jetë gati ta lërë mandatin nëse k mandat do t’i kalojë Adriatik Lapajt.
“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin e 80 mijë shqiptarëve. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” deklaroi Kleana Xhuveli.