Sherri shpërthen në Kryeministri, dy ministra gati t’i vërsulen njëri-tjetrit?

Një përplasje e ashpër raportohet të ketë ndodhur në zyrat e Kryeministrisë. Disa media, referuar burimeve të tyre, raportojnë se në hollin kryesor që të çon drejt zyrës së kryeministrit ka patur një sherr mes dy ministrave të kabinetit Rama.

Bëhet fjalë për ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, siç raporotjnë mediat, duke cituar burimet e tyre.

Ministri Malaj sipas medieve ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashmte, Igli Hasanit.

Ai ka ngritur tonet e zërit, madje ka tentuar ta godasë edhe fizikisht ministrin Hasani. Kjo skenë ka shtangur të gjithë të prnishmit.

Mediat shkruajnë se ka qenë ministri i Drejtësisë, Ulis Manja, i cili ka ndërhyrë duke shmangur përplasjen fizike mes dy minitrave të Ramës.