Një tjetër shqiptare zë një nga pozitat më të rëndësishme në strukturat rajonale europiane. Pranvera Kastrati është emëruar Drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore.
Me këtë emërim, për herë të parë një përfaqësuese nga Shqipëria do të udhëheqë një strukturë kaq të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtisë rajonale.
Pranvera Kastrati do të ketë rolin kyç për të bashkëpunuar me të gjitha palët për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe për të çuar përpara angazhimet e përbashkëta për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin me Tregun e Përbashkët të Bashkimit Europian.
“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)
Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan kryeministri Rama.