Rama premton muzeun e parë me inteligjencë artificiale

Në shtator, Tirana pritet të bëhet sërish skenë e një “ndryshimi global” sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka njoftuar një projekt të ri inovativ që lidhet me arkitekturën dhe teknologjinë, një muze të krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale.

Ai tha se ky projekt  ka tërhequr interesin e arkitektëve ndërkombëtarë dhe ky zhvillim mund të ndryshojë “shumë mënyrën sesi funksionojnë studiot e arkitekturës”.

“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh që nëse ashtu siç duket dhe nga interesimi I arkitektëve do të ndryshojë shumë mënyrën sesi funksionojnë studio e arkitekturës.

Me shumë gëzim dhe përgjegjësi do të angazhohem personalisht me strukturat për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar muzeun e parë tërësisht me inteligjencë Artificiale. Është e udhës që nga tryezat të bëhen referime të përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.

 Pas të mirave që do na sillnin  satelitët, tashmë është teknologjia artificiale që do na bëjë të jemi një hap përpara vendeve të Europës. Të paktën kjo është ajo që mendon kryeministrit i vendit tonë.