Rama kërcënon me heqje licence zyrat e avokatisë: Shërbimi për qytetarët në e-Albania të bëhet falas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit.

Gjatë diskutimit me dyer të mbyllur, Rama ka kërkuar një rifreskim të stafeve në bashki, fillimisht për ato që janë qendra qarku, me përjashtim të Tiranës.

Po ashtu, Rama ka urdhëruar heqjen e licencës për çdo zyrë avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e platformës e-Albania, duke theksuar se ky shërbim duhet të ofrohet falas nga bashkitë.