Debatet në Kuvend lidhur me zjarrin në landfillin e Elbasanit u fokusuan në ndikimin mjedisor dhe kontratat e inceneratorëve.
Gjatë fjalës, deputetë të opozitës e quajtën një katastrofë dhe kërkoi debat parlamentar, duke akuzuar qeverinë për korrupsion.
“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Tetari që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, theksoi deputeti i opozitës Qani Xhafa.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, sugjeroi që kërkesa të bëhet sipas rregullores dhe kritikoi përdorimin e çështjes për propagandë politike.
Deputetja Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve.
Zjarri në landgfillin e Elbasanit vijon prej të martës pasdite. Banorët e zonës kanë bërë apel për ndohmë pasi tymi kancerogjen dhe toksik ka mbuluar zonën.
Prokuroria e Elbasanit njoftoi dje se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore.