Tragjedi në futboll, pasi Diogo Jota, futbollisti portugez i Liverpool, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti tragjik.
Sipas mediave spanjolle, ai ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij me makinë kur u përfshi në një aksident në provincën e Zamoras, një qytet afër kufirit me Portugalinë.
Diogo Jota ishte një nga lojtarët më të mirë të klubit anglez, teksa 2 javë më parë kishte kurorëzuar dashurinë në martesë me partneren e tij, Rute Cardoso, me të cilën ka 3 fëmijë.
Ndërkohë, mediat bëjnë me dije se së bashku me të ka ndërruar jetë edhe i vëllai, André, edhe ai futbollist profesionist që luante me Penafiel, që militon në ligën e dytë portugeze.
Lajmi ka shokuar të gjithë fansat e futbollit, që menjëherë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale, për një futbollist model brenda dhe jashtë fushës së futbollit.