Për të shtatën ditë me radhë, në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” po rinumërohen votat e qarkut të Tiranës.
Deri më tani, është Partia Demokratike, e cila ka humbur më shumë vota, të cilat i ka marrë padrjetësisht në 11 Maj.
Sipas të dhënave nga KQZ, PD ka 434 vota më shumë. Partia Socialiste, ka humbur 315 vota më shumë. Humbje votash ka pasur dhe nga forca të tjera politike.
KQZ informon se nga 1207 kuti votimi, janë rinumëruar 820 qendra të tilla. Me këto rezultate janë zbehur pritshmëritë e PD për përmbysje të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, që e konsideron një farsë elektorale.
Sa i takon votave preferenciale, nga PD, emra si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ilir Meta dhe Myslym Murrizi kanë përfituar vota të padrejta, ndërsa nga PS Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Xhemal Qefalia dhe Erion Braçe.