Shkodër, gjendet i vdekur 70-vjeçari në lumin Buna

Mesditën e sotme në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.