Breshëri plumbash mbi lokalin e ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja

Në mesnatë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në fasadën e jashtme të një lokali. Mediat raporotjnë se është qëlluar me armë zjarri drejt lokalit dhe hotelit që ndodhet mbi të.

Nga të shtënat nuk ka pasur turistë apo pushues në hotel. Shenjat e plumbave janë të dukshme në fasadë, ndërsa disa prej tyre kanë depërtuar deri në banak.

Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, i cili ka qenë shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ai u prangos nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi lëvizte me makinë të blinduar e fenelina policie. Mondi Voga u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e kishte dhunuar në Durrës.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.