Pesë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli pas përshkallëzimit të situatës dhe konfliktit me Iranin.
Kjo u konfirmua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ai theksoi se të gjithë qytetarët shqiptarë kanë mbërritur të sigurt në Athinë, në orët e para të mëngjesit.
Ndërsa tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin drejt Tiranës dhe ndodhen tashmë në Shqipëri.
Një tjetër pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme, ndërsa personi i pestë, që është rezident në Greqi, ka vendosur të qëndrojë në vendin fqinj.
“MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë,” tha Hasani.
Prej disa ditësh vijojnë tensionet mes Izraelit dhe Iranit.