Prokuroria e Posaçme ka shtyrë dhënien e pretencës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim të pronës shtetërore”.
Mediat raporotjnë se shkak për shtyrjen e pretencës është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj.
Ky i fundit u shpreh se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.
“Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona,” u shpreh Gokaj.