Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit të marrë në KAS, sot do të të nisë procesin për rinumërimine votave edhe në Tiranë.
Në qarkun e Tiranës janë 1282 qendra votimi, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.
Nga verifikimi i kutive të Peqinit dhe Gramshit janë konstatuar disa problematika. Konkretisht në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy, siç e përmban ligji.
Po ashtu u konstatua se në disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.
Në total në katër qarqet e vendit do rinumërohen 2323 qendra votimi nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Numërimi i votave do të bëhet në pallatin e sporti “Farie Hoti” në kryeqytet.