Deputeti i PS, Plarent Ndreca, i cili është është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për një tjetër çështje në hetim, atë ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se Ndreca është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Megjithatë nuk dihet ende nëse ka të bëjë me takimet e raportuara në paraburgim apo me ndonjë fakt tjetër penal që mund të ketë dalë nga hetimet.
Kujtojmë se disa ditë pas arrestimit të Veliajt, Ndreca deklaroi se vendosja e masës së sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës është në shkelje flagrante të ligjit, saktësisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas tij, ligji neni në fjalë qartëson se ndaj personave të zgjedhur, përfshirë Kryetarin e Bashkisë, nuk mund të aplikohet masa ndaluese e pezullimit nga detyra.