Gjykata e Lartë ka vendosur datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për masen e sigurisë “arrest me burg”. Relatore e çështjes është caktuar gjyqatrja Albana Boksi.
Medi Bici dhe Sokol Binaj janë anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Rekursi shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedurë të përshpejtuar duke hyrë në kategorinë e çështjeve me prioritet
Po ashtu, këtë të martë, Erion Veliaj ka seancën në Gjykatën e Posaçme për informacionin dy mujor.
Mediat raportojnë se Veliaj ka firmosur një deklaratë nga paraburgimi në Durrës ku nuk do të jetë vetë i pranishëm, por do përfaqesohet nga avokati.