Kulla në mes të Tiranës, reagon për herë të parë Berisha: Duan të heqin vëmendjen nga inceneratorët, s’kam dhënë asnjë leje për kullë gjatë qeverisjes së PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për akuzat se pas ndërtimit të kullës në qendër të Tiranës qëndrontë një biznesmen që ka financuar “Foltoren”.

Ai u shpreh se kjo është një shpifje për të hequr vëmendjen nga inceneratorët, ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes së PD ai nuk ka dhënë lejë për asnjë kullë.

Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?

Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë.

Përsa i përket aferës së inceneratorit të Tiranës, Berisha akuzoi Erion Veliajn se e ka marrë vetë vendimin për ndërtimin e djegësit, pasi ai vendim nuk është i Këshillit Bashkiak.

“Ky mashtrim i Erion Veliajt ka së pari aspektin penal se është marrë, është paraqitur si vendim i Këshillit Bashkiak, në një kohë kur ky vendim nuk ka ekzistuar kurrë.

Së dyti, Erion Velia ka dërguar shkresë mikut të vet, Alqi Bllako me të cilën koordinonte. A e keni parë ju një video që qarkullon, ku Erioni dhe Alqi i thurin lavde vjedhjes së tyre njëri tjetrit në mënyrë të shpifur. Pra, Alqi Bllako ku i thotë se është marrë vendimi i Këshillit të Qarkut, në një kohë kur bashkitë e tjera nuk ishin pyetur asnjëherë.

Por, thellohet edhe më tej. Ka një moment në Komisionin e Miratimit dhe dhe Shpalljes së Koncensionit. Në këtë komision kryetarja e saj Ballgjini, që duket duket se ishte një titullare në Ministrinë e Mjedisit kërkon që të mos miratohet koncensioni, meqënëse nuk ekziston vendimi i Këshillit Bashkiak, por vetëm firma e Erion Veliaj, e cila nuk përfaqësonte Këshillin Bashkiak për financimin.

Dy të deleguarit e Erion Veliajt nën diktatin e tij garantojnë komisionin se është tërësisht mendimi i këshillit, dhe firma e Veliajt është dhënë pasi është marrë vendimi i këshillit.

Pra, përveç kësaj, duke patur për ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës, Erion Veliaj lejon fillimin e punimeve, madje edhe të pagesave për djegësin e Tiranës pa u firmosur leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit.Pra, ky e tejkalon dhe Edi Ramën në veprime”, tha Berisha ndër të tjera.