DOSJA “METAMORFOZA”/ Bisedat për të eleminuar Dorjan Dhulin! Behar Bajri frikësohej nga Dori: Ma ke bërë fiksim, ai gjuan edhe nga 300 metër

Bisedat e përgjuara nga Prokuroria që do t’ju sjellim më poshtë i ngjajnë skenave të filmave, por nuk janë të tilla, pasi janë bërë nga anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që synonin të eleminonin fizikisht 3 kundërshtarë të tyre, duke paguar vrasës dhe informatorë.

Dy personazhët kryesorë të këtyre bisedave janë Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, ky i fundit biznesmen i njohur, pro që tashmë ndodhet në burg i akuzuar si porositës i disa vrasjeve. Fillimisht Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka diskutojnë për vrasjen e Dorian Dhulit, ku në biseda përfshihet edhe Ardit Hasanbegaj, ish-oficer policie.

(Ne do të përdorim vetëm emrat e tyre në tekst, pa mbiemra, teksa më poshtë do të lexoni edhe rolet që kanë patur)

Pëllumbi i tregon Beharit se Dorian Dhuli është larguar nga Qafë Thana drejt Maqedonisë, pasi ka çuar nusen në një spital në Tiranë, sepse ishte gati të lindte. Madje Biznesmeni Gjoka ëhstë informuar se gruaja e Dorian Dhulit i ka bërë analizat te “Slaus”.

Pas kësaj Behar Bajri komunikon me Prekë Kodrën, ku ky i fundit i thotë se ka një vajzë që e informon për çdo lëvizje të Dorit. Ndërkohë, Behari thotë se e ka frikë Dorin, pai sky i fundit mund të gjuajë saktë me armë edhe nga 300 metër largësi.

Prekë Kodra: Për Dorin kam një vajzë që më tregon se ku është dhe ku shkon, por nuk i zej besë shumë se është femër dhe nuk më tregon në kohë kur më duhet mua. Do flasim më gjatë kur të takohena se jam me njerëz se kam dal në Mal të Zi, vij nesër.

Behar Bajri: Nëse nuk e bëjnë ato më mirë dalim tek plani tjetër se e kry fill, se kam frikë se ma dëmton Pëllumbin dhe për këtë du me e hek sa më parë. Se ma ke bërë fiksim kur mëthe që gjuan 300 metra.

Prekë Kodra: Shok është e vërtetë që gjuan 300 metra, 100%

Behar Bajri: Nuk ka me i hyj në punë sa metra gjuan, vetëm info dua për të se është i krym mor shok, sepse lëviz ai, por Akoma nuk kam rënë në të.

Më vonë, Behari i thotë Prekës se Dori “dje ka qenë në Durrës dhe sot në Rroskovec të Fierit”.

Në 8 gusht 2020, ka një bisedë tjetër mes Beharit dhe Prekës, ku Bajri i thotë se do paguajë 100 mijë euro vetëm për informacione mbi Dorin.

Behari: Vetëm info për Dorin dhe jap 100 mijë euro

Preka: E ke 100%. Këtu ma le mua se jam vetë direct

Behari: Vetëm ti më thuaj mua se kam njerëz që i sjell nga jugu. Vetëm sa orë para mund ta marrësh vesh që mos ti bie me nejt kot

Në datën 9 gusht 2020, Pëllumg Gjoka pyet Ardit Hasanbegaj në lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit, dhe ish-efektivi i thotë se ka qenë punë hasmërie. Më pas vijojnë bisedat e Pëllumbit me Beharin mbi Dorian Dhulin. Në orën 11 të darkës, Prekë Kodra i thotë Behar Bajrit se Dori do të jetë në varrimin e GJin Ndojit të nesërmen.

Në 14 gusht, Behari i thotë Pëllumbit se Dori është në Shqipëri dhe është takuar me Bardhokun dhe Blertin diku në hyrje të Shkodrës. Ndërkohë, Behari i kërkon Prekë Kodrës që t’i kryejë punën, pasi ka dhënë fjalën.

Roli i secilit:

Pëllumb Gjoka ka patur rolin e porositësit të vrasjes së Dorian Dhulit. Ai kakontaktuar me Behar Bajrin dhe i ka siguruar 100 mijë euro vetëm për informacionin mbi vendndodhjen e Dorit, pasi vrasjen mund ta kryejnë edhe njerëz të tij.

Behar Bajri ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, të cilët do të ishin vrasës me pagesë. Ai ka patur informatorët e tij, ndërsa olanifikoi që Dorian Dhulin ta vriste edhe vetë, pavarësisht se i trembej shënjestrës.

Prekë Kodra është kontraktuar nga Behar Bajri me qëllim sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen e Dorina Dhulit, si dhe sigurimin e infomacioneve për vendndodhjet dhe lëvizjen e tij. Gjithashtu ai do të merrej me organizimin dhe krijimin e kusgteve për realizimin e vrasjes.

Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve oër vendndodhjen e Dorian Dhulit. AI u kontaktua nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunoi me qëllim konstatimin dhe ekzekutimin e “Dorit”.

Ardit Hasanbegaj ka pasur rolin për sigurimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dhulit, duke shfrytëzuar aksesin që kishte si ish-shefi i Sektorit të Hetimeve në Policinë e Shkodrës.