EMRI/ Arrestohet oficeri i Policisë në Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë ofeicerin e Policisë N/komisar Ardit Xhafa, 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga kjo Prokurori mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit Ardit Xhafa., i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare.