TRAGJIKE/ Gjendet e pajetë një vajzë e re poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës

Një vajzë e re rreth moshës 20-30 vjeçe është gjetur e pajetë poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.

Policia bën me dije se edne nuk e ka identifikuar viktimën, ndërkohë që dyshohet se ajo ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike.

“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.