Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë ish-drejtuesen e Spitalit të Dibrës Irini Shehu pasi dyshohet se ka përndjekur pasuesin e saj Ruzhi Deda.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ajo u largua nga detyra pasi ushtroi dhunë ndaj shefit të financës, Shaban Uklala duke e goditur atë me një kapëse letrash.
Ky i fundit e denoncoi në polici. Pas këtij episodi, Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrissë së Shëndetësisë Albana Koçiu.
Vendin e Shehut e zuri Deda, por mesa duket edhe ai nuk po gjente qetësi. Rruzhdi Deda është edhe kryetar i Partisë Socialiste së Dibrës ndërsa mbante edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër.