Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medalje të artë në Podgoricë

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Europës në xhudo. Ajo ka fituar medaljen e artë në kampionatin e mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.

Krasniqi, e cila garoi në peshën deri në 52 kilogramë, fitoi sot titullin e tretë kampione Europe, pas atyre të fituar në vitin 2021 dhe 2024, teksa në të kaluarën ka fituar edhe dy herë medalje të argjendta dhe të bronzta.

Sportistja nga Kosova triumfoi në finale përballë italianes Odete Xhufrida, një rivale me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtarë, kampione bote në fuqi.

Në Kampionatin Evropian të Xhudos, ku Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Laurine Gashi dhe Dardan Cena, po marrin pjesë garues nga dy kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.