Biznesmeni në Përmet e kritikon në sy Ramën: Duhet të rifreskoni partinë! “Nxehet” kryeministri: Faleminderit që na urdhërove

Një biznesmen i ri ka kritikuar kryeministrin, Edi Rama lidhur me figurat politike të Partisë Socialiste. Gjatë një takimi në Përmet, në kuadër të fushatës elektorale për zgjehdhjet e 11 Majit, biznesmeni i është drejtuar kreut të PS duke i thënë se partia ka nevojë të rifreskohet.

Rama iu përgjigj se nëse ai do ta bëjë diçka të tillë le të vijë në PS, sepse ai në krye të PS po bën sa mundet.

Biznesmeni : Ju sugjeroj të rifreskoni partinë

Rama: Po mir mo faleminderit që na urdhërove ta bëjmë, do ta shohim, po hajde futu dhe ti, na jep një dorë për ta rifreskuar. Mos të të gënjejë mendja që do rifreskosh ndonjë gjë në ndonjë drejtim tjetër, të paktën rri aty ke tenda.

Po në qoftë se do të ndihmosh për të rifreskuar partinë, hajde. Bujrum, bëhu ti rifreskimi. Se unë po bëj sa po mundem.