Pasi doli nga SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitjeje nëlidhje me dosjen “Partizani”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat.
Ai u shpreh se i ka lënë një shënim kreut të SPAK, të cilin e akuzon si të lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës, mbyllja e çështjes së ‘McGonigal” është një krim ndërkombëtar. Për Sali Berishën, Mc Gonigal i ka dërguar letër nga qelia kryeministrit Edi Rama.
“Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën krim ndërkombëtar. Garantoj Edi Ramën se asnjë gjë në botë s’do të mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme që korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua vetë duke marrë paratë e Ramës. McGonigal i çon nga qelia mesazhe Ramës, unë vërtetë i mora paratë, por ato ’i dhe ti me të cilat më kompromentove”, tha Berisha.
Ai theksoi se çështja e ngritur kundër tij është strategji e Edi Ramës për të goditur opozitën shgqiptare.
” Hetimi 4-vjeçar siç e ka quajtur SKAP-i dhe vettingu 32-vjeçar i Sali Berishës, ka vërtetuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor. Kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, që përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katror një apartament më të madh se ai që kishte në diktaturë. Çështja e SPAK-ut është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Projekti makabër për një mandat të katërt, nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike. Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare. Ftoj çdo qeveritar, pse Balla është i lirë e bën fushtaë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris””, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha.