Shkrumbohen tre biznese në plazhin e Radhimës

Një zjarr i madh ka rënë në plazhin e Radhimës dhe për pasojë janë dy beach bar-e dhe një restorant, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë duke prekur çadrat dhe shezlongët që ndodheshin pranë lokalëve.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të izoluar flakët. Sipas zjarrfikësve zjarri ka prekur dy beach bar-e dhe një restorant të vendosur pranë plazhit.

Rreziku ka qenë i madh për bizneset e afërta, pasi flakët mund të përhapen më tej në drejtim të hoteleve dhe strukturave të tjera përreth.