Një mësues i shkollës 9 vjeçare Rrajcë Skënderbej në Librazhd është ndaluar nga policia për përndjekje dhe ngacmim seksual.
Mësohet se i arrestuari është 55 vjeçari Fatmir Hoxha, i cili është denoncuar nga familjarët e dy nxënëseve të tij 13 dhe 14 vjeçe, pasi e akuzojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.
Ndërkohë pas denoncimit në polici, mësuesi është larguar nga fshati dhe ka tentuar që të largohet nga vendi nga Rinasi, por ai është ndaluar nga autoritetet.
Ndaj 55 vje֛çarit rëndojnë dy akuza: përndjekje dhe ngacmim seksual. Policia e Librazhdit vijon ende hetimet për të dokumentuar rastin.