Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dëshmon kopshatri i “Golden Resort”; Pashë trupin e të vdekurit, e nxorën nga makina

Kopshtari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku dyshohet se u soll i vrarë pasi u rrëmbye Jan Prenga ka dëshmuar të në procesin gjyqësore ndaj të pandehurve.

Festim Bexhdili,thekson se e kishte parë tupin e një personi të vdekur të cilin e sollën ne garazhin e kompleksit 4 persona të armatosur të cilët nuk i kishte parë kurrë.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, tha ai.

SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni mbi rrethanat se ku eshte fshehur apo asgjesuar trupi i Jan Prenges, por ai e ka mohuar nje gje te tille.

Per vrasjen e Jan Prenges akuzohet dhe po gjykohet veçmas edhe Altin Hajri, i cili u ekspozua dhe ne dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Javën tjetër më datë 23 prill pritet të dëshmojë për herë të parë mbi akuzat edhe Dritan Rexhepi.