Aktori i njohur Genci fuga iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të shtunën në mbrëmje, pas një goditjeje cerebrale.
Sot, 2 ditë pas operacionit, gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme, por mjekët thonë se do të monitorojnë ecurinë e tij të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga operacioni, për të dhënë një përgjigje më të qartë në lidhje me gjendjen e aktorit.
Eni Jani, bashkëshortja e aktorit dhe pedagogut në Universitetin e Arteve, bëri thirrje publike për ndihmë që të mblidheshin 19 mijë euro, që do të shërbenim për oepracionin e tij. Shuma u mblodh në më pak se 1 orë, madje u tejkalua në 43 mijë euro, të cilat ishin kontributet e rreth 1200 qytetarëve.
Ndërkohë, nga qeveria apo Ministria e Kulturës nuk ka ende asnjë reagim apo ndihmë ndaj aktorit, që për shmë vite u ka dhuruar qytetarëve emocione me rolet e tij.