Kushtetuesja shfuqizon vendimet e gjykatave për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e ish-zv.kryeministrit për sekuestrimin e disa pasurive te ish-numrit dy të qeverisë.

Konkretisht, Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëherazi dërgimin e çështjes edhe njëherë për gjykim në Apelin e GJKKO.

VENDIMI I PLOTË: 

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:
– Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.
– Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.
– Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.

3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4. Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet.