Zyrtarisht të divorcuar, merr fund martesa e Ilir Metës me Monika Kryemadhit

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar, me vendimin e Gjykatës Civile të Tiranës të marrë ditën e sotme.

Në seancën që u zhvillua sot, ishte i pranishëm vetë Meta, ndërsa Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj, Redi Llanaj.

Nga martesa 27 vjeçare, e kurorëzuar në Tetor të vitit 1998, Meta dhe Kryemadhi kanë tre fëmijë: Borën, Besarin dhe Erën.

Për divorcin ishte vetë Ilir Meta që iu drejtua Gjykatës, teksa Kryemadhi deklaroi se kjo ishte e papritur për të, por pavarësisht ndarjes, nuk e ka ndalur asnjëherë mbështetjen për ish-bashkëshortin e saj.

Ndërkohë që Meta ndodhet në burg, fushatën për të që garon në listën e hapur të Tiranës me koalicionin PD – ASHM, po e bën Kryemadhi, që çdo ditë po kërkon nga qytetarët që ta votojnë masivisht kreun e Partisë së Lirisë.