Sherr për vendin e parkimit, detaje nga konflikti që përfundoi me plumba! Autori i arrestuar për drogë dhe prostitucion në Itali

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e Dibrës kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se autori, Franci Canaj qëlloi taksistin Gerald Hoxha pas sherrit se i kishte zënë parkimin.

Konflikti mes dy të rinjve ja degraduar në përdorimin e armës dhe Hoxha ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për kapjen e 32 vjeçarit, i cili është me precedent penal.

Canaj ka qenë i arrestuar në vitin 2016 në Itali për drogë dhe prostitucion.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.