“Do të fitosh 77 deputetë? Rama bën llogaritë elektorale të 11 majit: Celulat e PS po punojnë ditë e natë

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se qytetarët nuk duhet të votojnë kurrsesi për Sali Berishën.

Ai ka nisur të bëjë llogaritë elektorale, ndërsa u shpreh se më 11 maj, Partia Socialiste mund të fitojë mbi 77 deputetë.

Më tej, kryeministri i i ciliësoi strukturat e Partisë Socialiste si “celula”, të cilat sipas tij punojnë ditë e natë.

“Pse si, ngaqë ky vend po vdes për bukë, është zero, narkoshtet. Si mund t’i hani këto idiotësira. Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llamba tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin live.”, u shpreh ai.