Parashikimi për 11 Majin, Matteo Renzi: Kë ka mbështetur Meloni i ka sjell ters

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi dhe njëherazi kryetar i partisë Viva Italia, i cili ndodhet në Shqipëri ka folur në lidhje me arrestimet në politikë, përfshirë arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas Renzit, liderët politikë nuk duhet të arrestohen dhe në një shtet demokratik ata duhet të ballafaqohen në zgjedhje dhe jo një gjykatë.

“Unë e mendoj kështu, kundërshtarët politikë, liderët politikë, nuk duhet të arrestohen. Sepse, është e qartë, në qoftë se një lider politik vret një njeri, në qoftë se unë vij këtu dhe nxjerr një pistoletë, është e drejtë që unë të arrestohem. Në qoftë se mua më kapin në shtëpi, me kallëpë floriri, me qindra mijëra Euro, atëherë… Por në demokraci, liderët politikë ballafaqohen me njëri-tjetrin, në zgjedhje, dhe jo në gjykatë. Ndodhi në Shqipëri arrestimi, ndodhi dhe ndodhi në një mënyrë të shëmtuar, në mes të rrugës, duke bllokuar makinat, duke e marrë prej andej ish-Presidentin. Ka ndodhur tani, edhe në Turqi, Kryetari i Bashkisë së Stambollit u arrestua…Po, edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ose edhe liderë partish, gjë për të cilën unë nuk jam dakord”– tha Renzi.

Gjatë një interviste në Euronews, ai tha se firmosja e marrëveshjes me emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë ndihmoi kryeministren Giorgia Meloni në zgjedhjet evropiane.

I pyetur nëse Meloni do të mbështesë Ramën në zgjedhjet e 11 Majit, Renzi tha se kë ka mbështetur kryeministrja italiane ka humbur në zgjedhje, duke marrë shembull, Spanjën, Anglinë apo Poloninë.

Nuk e di, sepse mendoj se është e drejtë që shqiptarët të votojnë për kryeministrin shqiptar. Unë nuk dua të ndërhyj, dhe besoj se po kështu edhe Meloni. E pastaj, duhet të them, se herët e fundit Meloni ka sjellë pak ters, sepse në Poloni kandidati i Melonit, domethënë, ai që mbështeti ajo, humbi. Në Spanjë, kandidati i Melonit, i partisë Vox, humbi. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ishte për kandidatin Sunak, konservatorin, dhe fitoi Starner. Sipas meje, sjell pak ters, nuk do të merrja mbështetjen e Giorgia-s”, u shpreh senatori italian.