Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar në një debat televiziv kreun e qeverisë Edi Rama. Dy muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha i ka bërë thirrje Ramës për një debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme, si ajo e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Sipas Berishës, Rama është futur “në një realitet me hardhuca e bretkosa me Lul Bravën”. Ai tha gjithashtu se më 11 Maj shqiptarët do i presin biletën e largimit nga qeveria Ramës dhe PS.
“Natyrisht unë dënoj me forcën më të madhe mashtrimet e tij që bën, mbylljen e tij totale ndaj medieve, qëndrimin e tij prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet në debat para qytetarëve. Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër. Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme. Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi”- tha Berisha.