Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në qendër për të dënuarit shqiptarë nga drejtësia italiane

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka qenë sot në kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës, ku më pas u ndal në një komunikim për gazetarët. Nga Lezha, Renzi sulmoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni për marrëveshjen e firmosur në nëntor të 2023-it me kryeministrin Edi Rama.

Sipas ish-kryeministrit italian, kampi në Gjadër duhet të kthehet në një qendër ku të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane. Renzi tha se Italia ka humbur rreth 1 miliardë euro në investime për kampin e Gjadrit dhe të Shëngjinit të cilat mund të ishin përdorur për pensionet dhe për rritjen e pagave.

Më tej ai tha se përtej miqësisë së Ramës dhe Melonit, nuk kishte asnjë arsye tjetër për ndërtimin e këtyre kampeve në Shqipëri.

“Do ishte më e udhës që këtë qendra të shendoheshin në burgje për të bërë të mundur që shqiptarët që janë dënuar në Itali të kenë mundësi të jenë më afër familjes së tyre. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit, ajo është në influencere shumë e mirë.

Me këtë qendër ka thënë se ne do bllokojmë emigrantët po numrat në 2023 ishin më të mëdha se në 2015. S’ka të bëjë me kahet politike, unë shoh numrat. Qeveria italiane humbi gati 1 milordë euro, këto nuk janë paratë e demokratëve të majtëve të djathtëve, por të italianeve, të buxhetit të shtetit.

Unë mendoj që këto para nuk duhet të jenë në qendra emigrantësh në Shqipëri, por për klasën punëtor në Itali, për pensionet, rritjen e pagave. Nuk është arsye politike pse jam këtu, por për të dhënë një mesazh, qe qeveria me propagandë po humbet para, paratë e italianeve dhe kjo është skandaloze. Zgjidhja e vetme është që kjo qendër në një marrëveshje me Shqipërinë, t’i jepet Shqipërisë dhe të mirëpresë të burgosurit shqiptarë sot në Itali.

Ua kam thënë edhe miqve italianë, që të vendosen këtu të burgosurit shqiptarë. E kemi artikuluar dhe ne mediat shqiptare dhe Itali, Meloni ka thënë “po, pse jo”. Me kaq para në Itali mund të bëhen qindra qendra të tilla, pse nuk u ndërtuan në Itali, cili ishte motive. Shqipëria do të hyjë në BE, por ky është një mesazh që e largon Shqipërinë nga BE”,-tha Renzi.